Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet. Policia jep detajet Një pushues shqiptar ka humbur jetën sot në plazhin e Orikumit, me dyshimet e një infarkti.
Sipas informacioneve paraprake, 75-vjeçari nga Tirana kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e tij. Rreth orës 11:30, sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq , ku dhe ka humbur ndjenjat.
Kanë qenë pushuesit dhe familjarët e tij që e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli mjekësor ka kryer manovrat e reanimimit, por pa mundur ta rikthejë në jetë.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak, ndërsa pritet që rrethanat e plota të ngjarjes të konfirmohen nga autoritetet përkatëse.
Orikum / Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në plazhin e Orikumit, shtetasi A. Z., 72 vjeç, sapo është futur në ujë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Top Channel