Nga 45 në 65 vjeç, transformimi total i Luis de la Fuente dhe rikthimi pas dëmtimit të rëndë
Bota e futbollit po dridhet nga themelet!
Ajo që supozohej të ishte një nga festat më të mëdha globale të sportit, Botërori 2026, rrezikon të kthehet në skandalin më të paprecedentë të historisë moderne. Një rrjedhje informacioni bombastike nga “Grupi i Kopenhagenit” (organizata e njohur ndërkombëtare për monitorimin e integritetit sportiv) ka ngritur alarmin global për të paktën 7 ndeshje dhe episode thellësisht të dyshimta!
Sipas raporteve tronditëse që po qarkullojnë në mediat më prestigjioze ndërkombëtare, hetuesit kanë identifikuar Shtatë sinjalizime kritike (Alarme të Kuqe) që sugjerojnë manipulime të mundshme. Edhe pse raporti i plotë mbahet i fshehtë, këto janë pikat kryesore që po shokojnë opinionin publik:
1. Urdhri nga Shtëpia e Bardhë: E padëgjuar kurrë në historinë e futbollit! Raporti thekson rikthimin dhe anulimin e ndëshkimit ndaj sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun. Ky vendim absurd thuhet se erdhi pas një ndërhyrjeje direkte nga Presidenti Donald Trump. Politika dikton rregullat e fushës? Një precedent tmerrësisht i rrezikshëm!
2. Përmbytje bastesh kundër Spanjës: Kush e “parashikoi” fikjen e iberikëve kundër Kepit të Gjelbër? Një shumë marramendëse prej rreth 4.8 milionë dollarësh (≈3.6 milionë £) u derdh në platformën Polymarket me bastin e çmendur që “Spanja të mos fitonte”. Ndeshja mbylli mrekullisht 0-0, një nga befasitë më të mëdha në histori. Rastësi apo komplot milionash?
3. Misteri i dhomës së VAR-it: Në përballjen mes Spanjës dhe Arabisë Saudite, një gol i rregullt i Ferran Torres u anulua pas një vonese skandaloze prej plot 3 minutash e 30 sekondash nga sistemi VAR. Çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura të teknologjisë për plot 210 sekonda? Ky detaj konsiderohet tejet i dyshimtë.
4. Alarmi i kuq “i paralajmëruar”: Në ndeshjen e datës 11 qershor, afrikano-jugorët e Bafana Bafana u mundën 2-0 nga Meksika, por incidenti kryesor ishte dalja me karton të kuq e Themba Zwane. Ky moment është pjesë e alarmeve të Grupit të Kopenhagenit, konfirmuar edhe nga The Athletic.
“VERBËRIA” E FIFA-S! Ndërkohë që bota zien nga akuzat, miliona lëvizin në hije dhe politika fut hundët në sport, përgjigja e FIFA-s i ka lënë pa fjalë analistët. Në një deklaratë zyrtare, institucioni më i lartë i futbollit u shpreh se Task Force-i i saj i Integritetit “monitoroi në kohë reale të 104 ndeshjet dhe NUK identifikoi asnjë aktivitet bastesh të dyshimtë apo tregues të manipulimit”.
Pra, 4.8 milionë dollarë bast kundër Spanjës për FIFA-n është “gjendje normale”? A po e mbulon FIFA atë që mund të jetë Skandali i Shekullit në sport? Publikimi i plotë i dosjes së Grupit të Kopenhagenit pritet të zbulojë emra të tjerë të përfshirë!
Top Channel