“Kërkoi kriterin fetar për ndarjen e bashkive”, Gjekmarkaj i kthehet deputetit të PS: Turp të kesh, katolicizmi është ura që na lidh me Europën

23/07/2026 15:32

Ish- ministri Pirro Vengu, në valën e diskutimeve për raportin përfundimtar të Reformës Territoriale, iu drejtua demokratit Agron Gjekmarkaj duke i thënë se mirë është që në këtë diskutim të mos futet kriteri fetar dhe se duhej të distancohej nga ky lloj promovimi.

“Pamë disa kolegë sot që ta marrin urrejtjen si mision dhe ecin para duke vazhduar linçimin e kolegëve. Zoti Gjekmarkaj na mësoi herën e kaluar që në kriteret e Reformës Territoriale duhet të mendonim edhe kriterin fetar. Ju ftoj të distancoheni nga këto promovime. Ju kërkoni një pushtet moral, por kur ia përfundon me dhunë, promovoni pushtet banal”, tha Vengu.

Gjekmarkaj i është përgjigjur ashpër këtij komenti në emër të tij, duke thënë se kurrë nuk ka nxitur urrejtje fetare.

Më tej ai i thotë se duhet të kërkojë falje për deklaratën e pavëretë për përçarje fetare.

“Z. Vengu, nuk është  faji juaj që  jeni shtatshkurtër, faji juaj është  që  jeni i cekët intelektualisht, faji juaj është  që  jemi hajdut dhe ndiqeni nga SPAKU-u. Unë  kurrë , kurrë, kurrë nuk kam nxitur urrejtje, kurrë  nuk kam nxitur urrejtje fetare, unë  kam thënë  që  Mirdita krahina më e madhe Shqiptare është  copëtuar në 5 rrethe si Shqipëria në  Ballkan, kam thënë  që  katolicizmi është  vlerë  universale. Unë jam krenar për katolicizmin Shqiptar, unë do të citoj këtu, por ti je injorant, Eqerem Cabej dhe Ismail Kadare. Ti se ke lexuar “Shqipëria mes Lindjes dhe Perendimit”, ti se ke lexuar “Identiteti Europian Shqipëtar” i cili thotë: Katolicizmi është  ura e pandërprerë  me Europën. Ku ka kë tu përçarje fetare, ku ka këtu përçarje fetare, je një  gënjeshtar dhe abuzues, kërko falje, turp të kesh?”, deklaron Gjekmarkaj.

Top Channel