LIVE/ Kaos brenda e jashtë Kuvendit, 6 policë të plagosur dhe 17 protestues në spital. Tensione pas mbërritjes së Ramës në seancë, kalohet direkt në votim

23/07/2026 15:17

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet tubini i radhës para Kuvendit, e cila ka përshkallëzuar në tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Policia ka blinduar zonën, duke vendosur gardh metalik që nga kryqëzimi i ‘Rrugës së Elbasanit’. Protesta ka përshkallëzuar me vezë dhe domate ndaj efektivëve, ndërsa policia i është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotësjellës.

Pas disa orësh seancë plenare, në Kuvend ka mbërritur edhe Kryeministri Edi Rama.

Pas mbërritjes së tij demokratët kanë bllokuar sërish foltore dhe pas kësaj janë mbyllur diskutimet dhe u kaluar direkt në votim.

LAJM I FUNDIT/ Opozita në ‘këmbë’ bllokon foltoren dhe bën zhurmë, mazhornaca vijon me kalimin e projektligjeve të rendit të ditës e vetme  

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe domate në drejtim të efektivëve, dyshohet për dy policë të lënduar, shoqërohen me ambulancë

Top Channel