Tensionet te Kuvendi me protestuesit dhe policinë, dëgjohet një shpërthim në oborrin e institucionit, dyshohet kapsollë

23/07/2026 10:14

Një shpërthim është dëgjuar në oborrin e Kuvendit sot.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga e cila po ndjek situatën nga afër, bën me dijen se dyshohet se ky shpërthim të jetë shkaktuar si pasojë e hedhjes së një kapsolle.

Ndërkohë përreth Kuvendit vijon përplasja e protestuesve me policinë, pasi ata kërkojnë që të afrohen dhe të futen në Kuvend.

Top Channel