LIVE/ Pamjet nga aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, rëndohet bilanci i viktimave, dy të vdekur dhe një i plagosur. Betonierja u përplas me ‘Audi-n’ dhe ra nga lartësia

22/07/2026 19:16

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut.

Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, një betoniere ka rënë nga lartësia pasi është përplasur me ‘Audin’.

Nga aksidenti i rëndë kanë humbur jetën të dy personat që ndodheshin në betoniere, të dy shtetas të huaj, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i ‘Audit’.

Viktimat janë identifikuar si Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 40 vjeç.

Drejtuesi i mjetit ‘Audi’, 28-vjeçari Roland Nuri ndodhet në spital dhe sipas informacioneve paraprake është në gjendje stabël.

Raportohet se viktimat që ndodheshin në betoniere janë shtetas të huaj, të cilët kishin ardhur në vendin tonë me një kontratë pune.

Policia sqaron se pas përplasjes betonierja ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Aksidenti me dy viktima te rrethrrotullimi i TEG, reagon policia: Personat që udhëtonin në betoniere janë shtetas të huaj. Zbardhen identitetet

Aksidenti fatal te rrethrrotullimi i TEG-ut, reagon policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur, personat në betoniere ende të paidentifikuar

Aksidenti me një viktimë dhe dy të plagosur te rrethrrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja, si ndodhi përplasja e betonierës me Audi-n

Top Channel