Flakët përfshijnë pyllin në Voskopojë, terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikësve pranë vatrës së zjarrit

22/07/2026 18:14

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Voskopojë, në vendin e quajtur “Antenat”.

Drejt vendngjarjes janë nisur dy mjete të MZSH-së, një automjet zjarrfikës dhe një mjet pick-up me efektivët për ndërhyrje. Gjithashtu, janë mobilizuar forca nga Njësia Administrative Voskopojë, si dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.

Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk mund të afrohet pranë vatrës së zjarrit. Një pjesë e efektivëve kanë nisur ndërhyrjen në terren, ndërsa pjesa tjetër është në lëvizje drejt vatrës.

Top Channel