Fotolajm/ Të enjten seanca e fundit plenare, protestuesit lënë shënim në rrugët e bulevardit datën e tubimit të radhës para Kuvendit

20/07/2026 22:34

Në ditën e 51-të të tubimit, protestuesit kanë lënë një shënim në rrugët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ashtu siç e kishin paralajmëruar, ata kanë shkruar në rrugë datën 23 korrik, ditë në të cilën do të zhvillojnë protestën jashtë dyerve të Kuvendit, ku do të mbahet seanca e fundit plenare.

Më herët gjatë paradites, disa protestues ishin të pranishëm te Kuvendi, aty ku po mbahej seanca plenare.

Ata kishin paralajmëruar një protestë paqësore, por goditën makinat e Gardës dhe deputetëve me vezë me emrin e tyre.

Top Channel