Përfshihet nga flakët automjeti në Korçë, gjendet pa jetë 66-vjeçari, dyshohet se është vetëdjegur
Ndryshe nga grumbullimi i paradites para Kuvendit, në mbrëmje protestuesit vijuan si çdo natë, pa vezë, pa sulme dhe pa bllokim rrugësh, por vetëm me thirrjen për dorëheqjen e klasës politike.
Protesta e 51 u mbizotërua nga thirrja për t’u bashkuar para Kuvendit të enjten e 23 korrikut, kur do të zhvillohet seanca e fundit parlamentare e këtij sesioni.
Protestuesit shprehën sërish bindjen se nuk do të largohen nga bulevardi pa u plotësuar kërkesat e tyre.
Gjatë orëve të paradites, një grup protestuesish u mblodhën para Kuvendit, me vezë dhe kravata me emrat e deputetëve, të cilët u mblodhën për seancën plenare.
Ata bllokuan për pak minuta rrugën Xhorxh Bush dhe hodhën një sasi të madhe vezësh drejt makinave të deputetëve, por skenari i tyre për përshkallëzim nuk u realizua, pasi forca të shumta policie kishin marrë masa, duke krijuar një perimetër përgjatë godinës së Parlamentit.
Top Channel