Zyrtare/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ja kush u shpall lojtari i ndeshjes në finalen Spanjë-Argjentinë Demokratët po mendojnë rikthimin në Parlament para se ai të mbyllë dyert, për të marrë pushimet e verës.
Bojkoti i seancave plenare nxiti revoltë në PD ku një grup deputetesh dolën kundër vendimit të Sali Berishës për të lënë fushën e lirë në Kuvend.
Debatet e ashpra në grup i lanë vend reflektimit. Gazmend Bardhi porositi me mesazh deputetët që të përgatiten për skenarin e pjesëmarrjes në seancë plenare, ndonëse vendimi final do merret në seli vetëm 1 orë para mbledhjes së Parlamentit ku kryefjalën do e kenë rezolutat e institucioneve te drejtësisë.
“Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli. Është caktuar seancë plenare të hënën, ora 12:00. Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, njofton kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.
Demokratët nisën bojkotin e seancave më 2 korrik, ditë kur qytetarët rrethuan Parlamentin. Para se politika të marrë pushimet, qytetarët kanë në plan sërish t’i prishin qetësinë, pasi kanë lajmëruar protestë.
Mes bojkotit të opozitës, refuzimit të mazhorancës dhe protestës së qytetarëve, Kuvendi mbyll javën e ardhshme punimet me një bilanc ku përplasja fitoi ndaj dialogut.
Nga shtatori deri në korrik, Partia Demokratike depozitoi 66 nisma ligjore, por asnjëra nuk kaloi bllokadën e votave të shumicës socialiste.
Projektligjet nuk ishin i vetmi instrument që u përball me kartonin e kuq të mazhorancës. Edhe kontrolli parlamentar pati të njëjtin fat. Sipas të dhënave të opozitës, Grupit Parlamentar demokrat iu refuzuan 12 kërkesa për interpelancë, pjesa më e madhe prej tyre me kryeministrin Edi Rama. I njëjti skenar u përsërit edhe me komisionet hetimore.
Top Channel