Zyrtare/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ja kush u shpall lojtari i ndeshjes në finalen Spanjë-Argjentinë

20/07/2026 00:30

Ferran Torres është shpallur zyrtarisht “Michelob Ultra Superior Player of the Match” në finalen e Kupës së Botës 2026, pas paraqitjes vendimtare në triumfin 1-0 të Spanjës ndaj Argjentinës.

Sulmuesi spanjoll u bë heroi i mbrëmjes në stadiumin “MetLife”, duke shënuar golin e vetëm të finales në minutën e 106-të të kohës shtesë. Pas një topi të mbetur në zonë, Torres reagoi më shpejt se të gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë “La Roja”-s titullin e dytë kampion bote në histori.

Paraqitja e tij u vlerësua si më e mira e finales dhe FIFA e nderoi me çmimin “Michelob Ultra Superior Player of the Match”, që i jepet futbollistit me ndikimin më të madh në ndeshje.

Për Torres, ky është kurorëzimi i një Botërori me ulje-ngritje, pasi gjatë turneut ishte shpesh në qendër të kritikave. Megjithatë, në momentin më të rëndësishëm, sulmuesi spanjoll u shndërrua në protagonistin absolut, duke i dhënë vendit të tij trofeun më të rëndësishëm në futbollin botëror.

Pas ndeshjes, Torres ia dedikoi golin dhe fitoren të gjithë popullit spanjoll, duke deklaruar se suksesi ishte “i 47 milionë spanjollëve” dhe se besonte se fati kishte qenë i shkruar që Spanja të shpallej kampione e botës.

Top Channel