Spanja kampione e Botës me një tjetër rekord historik, parakalon Italinë dhe bëhet skuadra me më shumë ndeshje radhazi pa humbje

20/07/2026 00:29

Spanja e ka kurorëzuar suksesin në Kupën e Botës 2026 jo vetëm me trofeun e dytë botëror në histori, por edhe me një rekord të jashtëzakonshëm.

Pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit, “La Roja” ka shkuar në kuotën e 38 ndeshjeve radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet, një seri historike për një kombëtare evropiane ose amerikano-jugore.

Kjo ecuri e jashtëzakonshme e vendos Spanjën në një nivel të veçantë në historinë e futbollit ndërkombëtar, duke tejkaluar çdo rekord të mëparshëm për një skuadër nga këto dy kontinente.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente ka treguar vazhdimësi, stabilitet dhe një identitet të qartë loje, duke e shoqëruar titullin e dytë të Kupës së Botës me një seri rezultatesh që tashmë janë pjesë e historisë së futbollit.

Top Channel