‘Guxim, thumbime dhe makina kart të përmbysura’/ Ish futbollisti premtues i Atalantës tregon për Scalonin futbollist

18/07/2026 14:12

Përpara 10 vitesh, Lionel Scaloni që tani po kërkon titullin e dytë radhazi botëror, la qenë mbrojtës ‘i thjeshtë’ i Atalantës. Në fakt trajneri aktual i Argjentinës kampione e botës, e ka mbyllur karrierën e tij në Itali teksa ka luajtur fillimisht me Lazion (2007/08 e 2009-13) dhe më pas me Atalantën në 2013-2015.

Por si ishte Lionel Scaloni si futbollist? Përgjigjen e kësaj pyetje e jep Daniele Baselli që në atë kohë ishte një mesfushor premtues që sapo kishte dalë nga ekipet e moshave të Atalantës.

‘Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë një rrugëtim të tillë për të, por duhet të them se ai ka qenë një trajner në fushën e lojës-tregon Baselli në një intervistë për ‘Sportmediaset’-Lionel ishte në vitet e fundit të karrierës. Aktivizohej si mbrojtës i djathtë dhe nuk kishte shumë hapësira për shkak të moshës dhe konkurrencës me Raimondin fillimisht e më pas me Zappacostën. Edhe pse duhet të them se ndonëse nuk e kishte më ritmin e viteve të tij më të mira, e kuptuam menjëherë se ishte një lojtar i shkëlqyer, shumë inteligjent, me cilësi të jashtëzakonshme në pasimet e gjata dhe me goditje të mrekullueshme’.

Teknikë e shkëlqyer në kontrollin e topit dhe shumë vendosmëri në lojë – ky ishte kombinimi që Scaloni sillte në fushë sipas Basellit që bie në kontrast të plotë me Scalonin emocional që është shfaqur në pankinën e Argjentinës ku është parë të lotojë shpesh herë, sa hatersat(urryesit) e tij e kanë mbiquajtur ‘La Llorona’ (qaramani)

‘Gjaku argjentinas nuk gënjen dhe ai e këtë e tregonte edhe në stërvitje-vijon Baselli-donte të fitonte edhe ndeshjet përgatitore. Kujtojë një përballje kokë më kokë me Marchision në fushën e Juventusit, nuk nënshtrohej asnjëherë’

Trajneri kampion i botës ka lindur atje, në Bergamo ashtu sikurse edhe një pjesë e kolonisë albiceleste

L’allenatore campione del mondo nasce lì, a Bergamo, duke u bërë figura mbrojtëse dhe udhëheqëse e kolonisë së madhe të futbollistëve argjentinas.

‘Mori nën mbrojtjen e tij Papu Gomez, Denis, Maxi Moralez, Carmona, por në të njëjtën kohë ishte edhe një ndihmë e madhe për në të rinjtë-vijon Baselli që tregon edhe për aftësitë e Scalonit për të bërë shaka-na ngacmonte gjithnjë përsa i përket lodhjes; ‘nuk ia del dot me? Shiko se unë jam 36 vjeç dhe e kam gjysmën e gjurit të thyer…’’.

Baselli kujton edhe një episod të këndshëm.

‘Na çoi ne të rinjtë në një go kart për një sfidë-tha Baselli-duke qenë se sapo kishim marrë patentën, donin të na jepnin makina me motorët më pak të fuqishëm. Ai kërcënoi se do të largohej nga pista, kështu që menaxherët pranuan të na jepnin makina të vërteta kart…Vetëm se disa nga ne u përmbysën sapo morën kthesën e parë me shpejtësi… Askush nuk u lëndua, edhe ai qeshi’.

Ndërsa përgatitet për të ardhmen profesionale në Dubai me Mario Balotellin dhe vëllain e tij Enock, Baselli foli edhe për finalen Spanjë-Argjentinë duke pohuar se do të mbështesë pikërisht Argjentinën. ‘I uroj të vërë qershinë mbi tortë dhe të hyjë në histori me një tjetër Botëror. Për të dhe për ndeshjen e fundiut të Messit. Ato ditë në Bergamo e kuptova; Scaloni e ndjen shumë, jeton për Argjentinën-përfundoi Daniele Baselli.

Top Channel