Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit.
Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë mbajtur fjalime të ndryshme.
Gjithashtu, shumë prej tyre kanë dalë me flamuj dhe pankarta kundër klasave politike, ndërsa paralajmëruan edhe një protestë përpara Kuvendit me datë 23 korrik.
Më pas, ata filluan marshimin e përhershëm në rrugët e Tiranës.
Ndërkohë, një incident është regjistruar pak para nisjes së protestës së 48-të përpara Kryeministrisë, ndërsa një person ka tentuar të afrohet pranë automjetit të kryeministrit Edi Rama, i cili më pas u shoqërua nga policia. Ngjarja ka ndodhur pak minuta përpara daljes së kryeministrit nga godina, me protestuesin që tentoi t’i afrohej makinës. Ai u ndalua menjëherë nga forcat e policisë që ndodheshin pranë dhe u shoqërua në komisariatin 1.
Top Channel