Spanja, sa magji nga 2008 e deri më sot, si e revolucionoi La Roja veten dhe futbollin në 18 vjet?
Anglia dhe Argjentina përballen në Atlanta për një vend në finalen e madhe të Nju Jorkut, aty ku i pret Spanja.
Dy gjigantët e futbollit botëror përplasen me njëri-tjetrin në një nga duelet që pritet të dhurojë më shumë spektakël këtë Botëror.
Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, ka zgjedhur të eksperimentojë në 11-shen e tij, duke lënë jashtë edhe Sakën, edhe Madueken, me krahun e djathtë të sulmit që do ta mbulojë Morgan Rogers.
Nga ana tjetër, Lionel Scaloni gjithashtu ka surprizuar me një zgjedhje, duke futur titullar Giuliano Simeonen.
Fituesi i kësaj përballjeje do të fluturojë për në Nju Jork, ku me 19 korrik do të ndeshet me Spanjën për trofeun më prestigjioz në planet, ndërsa humbësi do të luajë me Francën për vendin e tretë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Anglia: Pickford, James, Stones, Guehi, Spence, Rice, Anderson, Rogers, Bellingham, Gordon, Kane.
Trajner: Thomas Tuchel
Argjentina: E. Martinez, Molina, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico, Simeone, Paredes, Mac Allister, Enzo, Messi, Alvarez.
Trajner: Lionel Scaloni
Top Channel