Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet. Policia jep detajet
Shqipëria do të hapë përfaqësinë e saj diplomatike në Irlandë.
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin.
Vendimi është marrë me propozim të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe parashikon rikthimin e ambasadës shqiptare në kryeqytetin irlandez, me synim forcimin e marrëdhënieve diplomatike, ekonomike dhe konsullore mes dy vendeve.
Në vendimin e qeverisë thuhet se shpenzimet për hapjen dhe funksionimin e ambasadës do të përballohen nga buxheti i vitit 2026, përmes programit “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit” dhe fondeve të parashikuara për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është ngarkuar me zbatimin e vendimit, i cili do të hyjë në fuqi pas publikimit në “Fletoren zyrtare”.
Vendimi:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 25, të ligjit nr.24/2026, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Top Channel