Barcelona ‘tërbohet’ me Holandën, De Jong u kthye me një dëmtim serioz nga Botërori

15/07/2026 19:14

Barcelona duhet të bëjë që tani llogaritë me një problem serioz; Frenkie De Jong u kthye nga Botërori me një dëmtim të rëndë në gju.

Mesfushori që është me pushime deri në 20 korrik, preferoi që të kthehej përpara kohe në Katalonjë për t’u vizituar. Rezultati, gjuri i inflamuar rëndë, me një rrjedhje lëngu kaq të madhe sa rezonanca manjetike bëhet e pamundur deri në momentin që ai do të thithet dhe këtu nuk përjashtohet destabiliteti strukturor dhe dëmtimet në ligamente.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, klubi blaugrana sulmoi ashpër trajnerin Ronald Koeman dhe mjekët holandeze sepse De Jong i luajti dy ndeshjet e fundit në botëror me infiltrime dhe ka kërkuar shpjegime zyrtare për menaxhimin e fizikut të futbollistit që ishte edhe më parë në gjendje delikate.

Për më tepër, te Barcelona janë të pakënaqur edhe me vetë futbollistin, pasi ky i fundit nuk e kishte paralajmëruar stafin e kombëtares se nuk ndihej në gjendje të luante pa rrezikuar shëndetin.

Top Channel