Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, 75-vjeçarja në gjendje të rëndë pasi u përplas nga një automjet

13/07/2026 08:09

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në aksin Lushnjë–Rrogozhinë. E plagosur rëndë ka mbetur Bajame Ramazani, rreth 75 vjeçe.

Gruaja ishte duke kaluar në këmbë trafikndarësen e autostradës, duke tentuar të kalonte në krahun tjetër, kur u përplas nga një automjet fuoristradë tip “Kia”. Si pasojë e goditjes, 75-vjeçarja ka marrë plagë të rënda.

Ky aks rrugor është një nga segmentet ku ngjarje të tilla janë të shpeshta. Edhe pse në hyrjet e fshatrave ka mbikalime për këmbësorët, banorët zgjedhin të rrezikojnë jetën duke kaluar në mes të autostradës.

Top Channel