Kryeministri Rama merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris, zbardhet agjenda
Bilanci i viktimave nga tërmeti i dyfishtë që goditi Venezuelën vijon të rëndohet. Sipas raportit më të fundit të publikuar në platformën Telegram nga autoritetet, numri i të vdekurve ka arritur në 4.490.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i të plagosurve mbetet 16.740, ndërsa rreth 32 mijë persona kanë marrë trajtim mjekësor në spitalet e vendit që prej fatkeqësisë.
Autoritetet bëjnë të ditur se afro 20 mijë persona vazhdojnë të strehohen dhe të marrin ndihmë në 108 kampe të përkohshme të ngritura në zona të ndryshme të Venezuelës.
Më shumë se gjysma e tyre ndodhen në La Guaira, rajoni bregdetar që u godit më rëndë nga tërmeti, ndërsa rreth 6.400 të tjerë po asistohen në kryeqytetin Caracas.
Ndërkohë, aktiviteti sizmik në vend mbetet i lartë. Sipas të dhënave zyrtare, që nga 24 qershori janë regjistruar 1.222 lëkundje pasuese, duke mbajtur në alarm autoritetet dhe banorët e zonave të prekura.
Top Channel