“Rrugët e Hagës do mbushen me shqiptarë”, plas indinjata pas shtyrjes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend ku ka zhvilluar takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në kuadër të konsultimeve për formim të institucioneve.
Brenda objektit të Kuvendit më pas ka hyrë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i cili para takimit fillimisht tha se po i përgjigjet ftesës së Kurtit, e nuk kanë emra konkretë për presidentin, thuke theksuar se do t’i qëndrojë parimeve të tij me të cilat ka garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Pas takimit duket se gjërat nuk kanë arritur në një konsensus, Hamza ka deklaruar se “PDK-ja do mbesë në opozitë”.
Kurti ndërkohë pas takimit tha se ishte një bisedë konstruktive. E derisa bënte llogari mbi numrat që duhen në Kuvend për zgjedhjen e presidentit ka llogaritur edhe 22 deputetët e PDK-së, ndonëse Hamza tha se partia e tij do mbetet në opozitë këtë mandat.
Kurti shtoi se zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e Vetëvendosjes, por edhe e partive të tjera. Kurti sot do të takojë edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, në orën 18:00, në hapësirat e kuvendit të Kosovës.
Top Channel