VIDEO/ Kompleksi i Ajatollah Ali Khameneit i kthyer në gërmadha pas sulmit ku mbeti i vrarë, Irani publikon për herë të imazhe të shkatërrimit të plotë

10/07/2026 08:13

Mediat shtetërore iraniane kanë publikuar për herë të parë pamje nga brendësia e kompleksit të Ajatollah Ali Khameneit, duke treguar dëmet e mëdha të shkaktuara nga sulmi ajror amerikano-izraelit të muajit mars.

Videoja, që zgjat rreth 50 sekonda, shfaq grumbuj rrënojash, tavane të shembura, trarë mbështetës të deformuar dhe dyer të shkatërruara nga fuqia e shpërthimit.

Dëmet më të mëdha raportohen në Imam Khomeini Husseiniya, sallën brenda kompleksit ku zhvilloheshin takime zyrtare, ceremoni fetare dhe fjalime publike të udhëheqësit suprem.

Pamjet tregojnë ambientet e mbuluara nga dheu dhe mbeturinat, ndërsa pjesë të konsiderueshme të ndërtesës duket se kanë pësuar dëmtime të rënda.

Deri më tani, dëmet në kompleks ishin dokumentuar vetëm përmes imazheve satelitore, pa u publikuar pamje nga brenda objektit.

Publikimi i videos përkon me vazhdimin e ditëve të zisë në Iran për Ajatollah Ali Khamenein. Në disa qytete të vendit janë organizuar tubime dhe procesione, ndërsa mijëra besimtarë morën pjesë në ceremonitë përkujtimore edhe në qytetet e shenjta shiite të Naxhafit dhe Qerbelasë në Irak, përpara zhvillimit të ceremonive të varrimit në Iran.

Gjatë disa prej ceremonive u raportuan momente tensioni, pasi pjesëmarrësit u përpoqën t’i afroheshin arkivolit, duke detyruar organizatorët të ndërhynin për të shmangur incidente.

 

Top Channel