Krah për krah me Casillas, rekordi historik i portierit maroken që tronditi globin!
Sot në 22:00 luhet çerekfinalja e parë e Kampionatit Botëror. Yjet e Francës sfidojnë “rebelët” e Marokut në një ndeshje që premton spektakël.
Të dyja skuadrat kanë në përbërje disa nga lojtarët më të mirë të botës, çka garanton një nivel të jashtëzakonshëm. Maroku është skuadra afrikane me paraqitjen më të mirë në këtë botëror.
Franca nga ana tjetër vjen si një superfuqi, që kërkon “të shkelë” çdo kundërshtar, pavarësisht se kush është ai. Sa i përket formacioneve, trajnerët kanë bërë ndryshime me pikatore.
Te Franca është ulur në stol Barcola, për të liruar një vend për Doue. Nga ana tjetër, te Maroku nuk e nis nga minuta e parë Saibari, një nga lojtarët më të rrezikshëm.
REZULTATI LIVE
Francë-Marok 2-0
Mbappe 60′, Dembele 66′
NGJARJET KRYESORE
66′ Goool Franca 2-0/ Dembele provon me një gjuajtje nga distanca dhe e çon topin në cepin e portës ku Bonno nuk e arrin dot. (Video)
60′ Goool Franca 1-0/ Mbappe provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës dhe tund rrjetën e marokenëve. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+5′ Mbyllet pjesa e parë.
45+2’ Franca nuk i ndal gjuajtjet drejt portës së Marokut, Digne tenton nga jashtë zonës në mënyrë spektakolare, por shtylla i mohon festën. (Video)
35’ Marokenët gabojnë në mbrojtje, Doue përfiton, por Bono sërish mrekullinë në një duel ballë për ballë. (Video)
33’ Dembele tenton nga jashtë zonës, topi kalon pranë shtyllës së dytë.
27’ Franca humbet penallti. Mbappe e merr përsipër, por Bono arrin ta ndalë, duke u treguar vendimtar. (Video)
25’ Mbappe shërbehet në perfeksion nga Olise dhe mësyn në zonë, ku me teknikën e tij i merr një faull Mazraouit dhe arbitri akordon menjëherë penallti.
18’ Franca e detyron Marokun të mbyllet në metrat e fundit të fushës. Kros nga e majta për Dembele, që godet me kokë, por nuk gjen kuadratin.
4’ Sinjali i parë vjen shpejt. Mbappe tenton fort nga jashtë zonës, e ndal Bono. Në zhvillimet e këndores portieri tregohet sërish vendimtar ndaj goditjes me kokë të Upamecano. (Video)
1′ Nis ndeshja, kërkohen gjysmëfinalet.
FORMACIONET ZYRTARE
Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Digne; Kone, Rabiot; Dembele, Olise, Doue; Mbappe; Trajner. D. Deschamps;
Maroku: Bono; Salah-Eddine, Mazraoui, Diop, Hakimi; Aynaoui, Bouaddi; Khannouss, Ounahi, Talbi; Diaz; Trajner: M. Ouahbi;
Top Channel