Egjipti në kaos, trajneri Hassan e kap me një tifoz argjentinas me flamurin izraelit…
Anglia humbet Jarrell Quansah për dy ndeshje. Komisioni i Disiplinës ndëshkoi futbollistin e Tre Luanëve të ndëshkuar me karton të kuq direkt gjatë ndeshjes së 1/8 të finaleve me Meksikën, me dy sfida skualifikim për shkelje të nenit 14 të Kodit të Disiplinës së FIFA.
Sipas asaj që parashikon neni 69 i Kodit të Disiplinës së FIFA, Quansah do ta kryejë dënimin e tij në ndeshjet e radhës së kombëtares angleze në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. Që do të thotë se futbollisti nuk do të jetë në sfidën çerekfinale ndaj Norvegjisë su dhe në gjysmëfinalen e mundshme të kompeticionit
Vendimi i FIFA në mënyrë të paevitueshme të sjell në mendje rastin Balogun. Sulmuesi i SHBA u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Bosnjen dhe ishte i skualifikuar automatikisht për ndeshjen e radhës, por FIFA e pezulloi me një vit sanksionin e tij duke e lejuar atë të zbresë rregullisht në fushën e lojës në ndeshjen me Belgjikën.
Një zgjedhje që shkaktoi polemika të forta, sidomos pasi presidenti Donald Trump zbuloi se kishte telefonuar presidentin e FIFA, Gianni Infantino për t’i kërkuar të rishohë masën e dhënë. Në rastin e Quansah, FIFA konfirmoi sanksionin pa lejuar asnjë pezullim të skualifikimit.
Top Channel