Norvegjia, Erling Haaland: Favoritja është Anglia, ushtroni presion mbi ta…

09/07/2026 23:06

Favoritët janë ata, kështu që ju lutem ushtroni presion mbi Anglinë’-Erling Haaland nuk ka vetëm nuhatje për golin, por ka edhe sensin e parataktikës.

Në prag të ndeshjes çerekfinale të Botërorit 2026, qendërsulmuesi i Norvegjisë tentoi të lehtësojë pritshmëritë mbi kombëtaren e tij, outsideri i vërtetë i Botërorit.

‘Besoj se ka skuadra favorite të padiskutueshme dhe Anglia është një prej tyre-tha Haaland për median-mendoj se duhet të ushtroni sa më shumë presion te djemtë anglezë. Të jesh në çerekfinale kundër tyre, sinqerisht nuk e prisja. Të them të vërtetën, thjesht fakti që kemi arritur deri këtu më habit’.

Sulmuesi norvegjez, i lindur në Leeds kur babai i tij luante në radhët e skuadrës së këtij qyteti, iu referua edhe festës së tifozëve në Oslo pas fitores ndaj Brazilit.

‘Të luaje ndaj Brazilit ishte pak çmenduri për ne norvegjezët, por ta mundje dhe më pas të luash ndaj Anglisë në çerekfinale është me të vërtetë speciale; shihni skenat në Norvegji dhe do të kuptoni që e gjithë kjo nuk është normale për ne’.-tha Haaland

Haaland foli edhe për popullaritetin që po gëzon në SHBA, që u rrit jo vetëm nga golat, por edhe nga fakti që u pikas në Dallas duke bërë pazar i veshur me çizme dhe me kapele coëboy ; video e tij në youtube arriti 6 milionë shikime në pak ditë.

‘Është një gjë e mirë, sepse më pëlqejnë amerikanët-tha Haaland-mendoj se janë edhe shumë argëtues. Janë simpatikë, më pëlqen sesi janë’.

Top Channel