Federata Amerikane publikon deklaratën për të ardhmen e Mauricio Pochettino-s, pas eliminimit nga Kupa e Botës
Argjentina është në çerekfinale. Skuadra kampione në fuqi e Botës ka arritur një përmbysje të madhe me shifrat 3-2 ndaj Egjiptit, në një ndeshje nga ato që u rrëfehen nipërve edhe pas shumë vitesh si histori brilante dhe frymzësuese.
Ndeshja nis plot gabime te të dyja skuadrat, me Egjiptin, që pa u mbushur çerek ore lojë arrin të prodhojë një moment të favorshëm dhe të shënojë me kokë me Ibrahim pas një krosi nga e djathta.
Pas pesë minutash Tagliafico rrëzohet në zonë pas ndërhyrjes së një prej kundërshtarëve, arbitri nuk heziton të akordojë penallti. Messi e merr përsipër dhe ndalet nga portieri i “Faraonëve”, duke bërë një gabim që me kalimin e minutave do të peshonte rëndë.
Pas këtij episodi Argjentina ka edhe dy momente tejet të rrezikshme me Mac Allister dhe Messin, por fillimisht portieri e më pas shtylla i mohojnë barazimin. Në të 39-ën Alvarez ka një tjetër shans të artë, por portieri Shobeir arrin sërish ta ndalë në mënyrë spektakolare.
Pjesa e dytë nis po aq keq për Argjentinën, teksa Egjipti është vrastar në kundërsulm. Pasi iu anulua një gol, Ziko arrin të shënojë në të 67-ën dhe t’i japë një tjetër “grusht” kampionëve në fuqi të botës. Pavarësisht kësaj goditjeje, Argjentina nuk ka ndërmend të dorëzohet.
Kur kishin mbetur edhe vetëm 10 minuta nga koha e rregullt, Romero shënon me kokë dhe pas vetëm katër minutash Messi arrin të gjejë rrjetën për 2-2, duke ngritur në këmbë stadiumin dhe treguar se kjo skuadër nuk dorëzohet në asnjë moment.
Argjentina nuk ka ndërmend ta lërë edhe këtë ndeshje në shtesë dhe me një kundërsulm arrin të shënojë me Fernandez për të çuar shifrat në 3-2 dhe përmbyllur një “remuntada” të madhe, spektakolare dhe që tregon se jo më kot ky ekip është kampion bote.
REZULTATI I NDESHJES
Argjentinë-Egjipt 3-2
Romero 79′, Messi 83′, Fernandez 90+2’/ Ibrahim 15′, Ziko 67′
NGJARJET KRYESORE
90+12′ Mbyllet ndeshja. Përmbysje e madhe e Argjentinës.
90+2’ Goool Argjentina/ Përmbysje e madhe, jo më kot janë kampionët e botës në fuqi. Fernandez shënon me kokë dhe çon shifrat në 3-2. Goli i 3000-të në historinë e Botërorëve. (Video)
84’ Goool Argjentina/ Messi tund rrjetën për të barazuar 2-2. Ringjallet nga asgjëja kapiteni i kampionëve të botës. (Video)
82’ Argjentina i afrohet shumë pranë golit të barazimit, Lautaro dështon të shënojë me kokë nga shumë pranë portës.
79’ Goool Argjentina/ Kros nga e djathta për Romeron, që arrin të shënojë me kokë dhe të hapë ndeshjen. (Video)
67’ Goool Egjipti/ Argjentina është në kolaps total, Ziko shënon në një kundërsulm, i shërbyer mirë nga Salah. (Video)
58’ Ziko shërbehet nga Salah dhe tund rrjetën me një kundërsulm shumë të shpejtë. Argjentina shpëton pas ndërhyrjes së VAR, që sheh një faull në sulm ndaj Lisandro Martinez. (Video)
53’ Paredes tenton me një goditje të fortë nga jashtë zonës, tregohet i pasaktë.
46’ Nis pjesa e dytë, Argjentina kërkon përmbysjen.
45+6′ Mbyllet pjesa e parë. Argjentina shkon në disavantazh.
43’ Alvarez tenton nga distanca me një kthesë, por topi kalon mbi traversë.
39’ Rast i artë për Alvarez, që shërbehet nga Tagliafico dhe godet, por ndalet mrekullisht nga portieri Shobeir. (Video)
31’ Messi ekzekuton një goditje dënimi në mënyrë spektakolare nga distanca dhe gjen shtyllën. Shumë pranë një goli të paharrueshëm.
28’ Argjentina është më agresive dhe jep sinjalin e radhës të rrezikshëm. Mac Allister tenton me kokë dhe portieri i Egjiptit arrin të bëjë një pritje vendimtare. (Video)
20’ Tagliafico rrëzohet në zonë pas ndërhyrjes së një prej kundërshtarëve, arbitri nuk heziton të akordojë penallti. Messi e merr përsipër dhe ndalet nga portieri i “Faraonëve”. (Video)
15’ Goool Egjipti/ Argjentina pëson një goditje të rëndë. Ibrahim shënon me kokë pas një krosi nga e djathta. (Video)
9’ Ndeshje që nis me shumë gabime. Argjentina nuk arrin të depërtojë në zonën e rrezikshme të Egjiptit.
1’ Nis ndeshja, luhet për çerekfinalet.
FORMACIONET ZYRTARE
Argjentina: Martinez; Molina, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico; De Paul, Mac Allister, Parades, Fernandez; Messi, Alvarez; Trajner: L. Scaloni;
Egjipt: Shobeir; Hafez, Rabia, Ibrahim, Hany; Hassan, Lasheen, Attia, Ashour; Ziko, Salah; Trajner: H. Hassan;
Top Channel