Drita e Gjilanit nisi këtë të martë aventurën e saj në sezonin e ri të Ligës së Kampioneve. Skuadra kampione e Kosovës është përballur në raundin e parë të kualifikues të këtij kompeticioni me ndeshjen ndaj Kauno Zalgiris, një sfidë të cilën e mbylli me barazimin 1-1 dhe çështja e kualifikimit do të zgjidhet në sfidën e kthimit të do të luhet në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës.

Ishte Kauno Zalgiris që mori avantazhin në këtë ndeshje teksa në minutën e 24 me Benchaib që pas ekzekutimit të një goditje këndi u gjend në vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë për avantazhin 1-0 për skuadrën lituaneze.

Drita tentoi të reagojë, por e pati të pamundur të krijojë raste në pjesën e parë që u mbyll pikërisht me rezultatin 1-0 në favor të Kauno Zalgiris

Pas pushimit të ndeshjes Drita e rriti ritmin e lojës dhe e kërkoi më shumë golin e barazimit që arriti ta gjejë në minutën e 82 me Blerim Krasniqin që shënoi me një goditje  me kokë.  Me rezultatin 1-1 u mbyll kjo ndeshje me skuadrat që do të luajnë sfidën e kthimit në Prishtinë pas një jave, ku dhe do të vendoset përfundimisht se cila skuadër do të kalojë raundin.

Top Channel