Rrjetë e çarë apo goditje e papërmbajtshme? Momenti epik nga Elbasani-BATE Borisov!
PD do të mungojë pjesërisht në veprimtarinë e Kuvendit, deri sa të plotësohen kërkesat e protestuesve.
Sali Berisha deklaron distancimin nga protesta, por kërkon të jetë zëri i saj, edhe kur qytetarët thërrasin për mospërfaqësimin nga opozita.
“Nuk kemi bojkotuar Parlamentin. Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës”, tha Berisha.
Plani i demokratëve për aksion para nisjes së protestave qytetare është pezulluar. PD i është bashkuar lëvizjes flamingo, pa simbole partiake si dhe me një reflektim.
“Nuk kemi thirrur protestë tjetër. Jo, pikërisht për të mos shpërqëndruar vëmendjen, interesin për këtë protestë madhështore të qytetarëve. Nuk jemi dakord kurrsesi për ndonjë slogan, por nuk kemi hapur polemikë.cfarë do bëjmë ne tani? Kuvendi i PD shpalli moton “ripërtëritje”, tha ai.
Pas protestuesve, Sali Berisha njofton përgatitjen e padisë së dytë për librin e projekteve të arkitektëve ndërkombëtarë,.
“Ky libër përbën dosjen më kriminale të 35 viteve të fundit. Përshëndes dërgimin e tij në SPAK nga përfaqësues të protestës. I garantoj se PD po e studion dhe do të paraqesë aktpadinë tjetër”, tha Berisha
Lideri demokrat akuzoi Edi Ramën se po ndryshon arredimin e kryeministrisë me ngjyra të papërshtatshme dhe kosto të mëdha.
Top Channel