Gjykata e Apelit në Paris shpall fajtore Marine Le Pen për përvetësimin e fondeve publike, i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 07/07 14:18
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka mbërritur në Turqi në prag të Samitit të rëndësishëm të NATO-s që zhvillohet në Ankara.
Trump udhëtoi drejt Turqisë me avionin e ri presidencial “Air Force One”, të dhuruar nga Katari, duke shënuar udhëtimin e parë ndërkombëtar të këtij mjeti në një vizitë zyrtare të presidentit amerikan.
Pas fluturimit nga Uashingtoni, Trump zbriti në Ankara, ku pritet të takohet me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Më pas, lideri amerikan do të zhvillojë takime dypalëshe në kompleksin presidencial turk.
Takimi mes Trump dhe Erdogan pritet të fokusohet te marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe zhvillimet kryesore në arenën globale.
Top Channel