Gjykata e Apelit në Paris shpall fajtore Marine Le Pen për përvetësimin e fondeve publike, i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi e bëri të qartë se bisedimet për një marrëveshje përfundimtare me Shtetet e Bashkuara nuk mund të vazhdojnë për sa kohë Uashingtoni përdor gjuhë kërcënuese.
Reagimi i tij erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se SHBA-ja “do ta përfundojë punën” nëse nuk arrihet një ujdi mes dy vendeve.
“Negociatat për një marrëveshje përfundimtare nuk do të zhvillohen nëse kërcënimet vazhdojnë. Respektoni firmën tuaj”, shkroi Araghchi në platformën X, duke iu referuar Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur muajin e kaluar.
Dokumenti parashikon që të dyja palët të frenohen nga paralajmërimet dhe përdorimi i forcës ndaj njëra-tjetrës. Një ditë më parë, Trump përsëriti paralajmërimet për veprime të mëtejshme ushtarake kundër Iranit. Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara ose do të arrijnë një marrëveshje me Teheranin, ose “do të përfundojnë atë që nisën në fund të shkurtit, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulme ndaj Republikës Islamike.
“Ne mund t’ua shkatërrojmë urat brenda një ore, mund t’ua ndërpresim furnizimet me energji… Tani ata nuk kanë para. Nuk u kemi dhënë asnjë cent“, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. Pohimet e tij erdhën në kohën kur në Iran po zhvilloheshin ceremonitë mortore për liderin suprem, Ajatollah Ali Khamenei, i cili, u vra në fillimin e konfliktit. Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohammad Baqer Zolqadr, nga ana tjetër, iu përgjigj Trumpit me të njëjtën monedhë.
“Flisni me popullin iranian me respekt, përndryshe edhe ne do të përgjigjemi me një gjuhë tjetër“, u shpreh ai. Raundi i fundit i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit, që synojnë arritjen e një marrëveshjeje përfundimntare mes palëve, përfundoi javën e kaluar pa asnjë rezultat konkret.
Top Channel