Ancelotti zbulon pse Vinicius nuk gjuajti penalltinë: “Ja kush ishte në listë…”
Janë pamje që flasin më shumë se një mijë fjalë dhe që do të mbeten gjatë në memorien e këtij Botërori.
Këto imazhe të Neymar Jr., të shkrepura në momentet e para pas vërshëllimës finale, tregojnë peshën e jashtëzakonshme të një ëndrre të thyer në mes.
Me duart që mbulojnë fytyrën për të fshehur dëshpërimin e pafund, ylli brazilian nuk ka arritur të mbajë lotët pas eliminimit tragjik nga turneu. Në fytyrën e 34-vjeçarit lexohet qartë jo vetëm dhimbja për një tjetër Kupë Bote të humbur, por ndoshta edhe realizimi i hidhur se ky mund të jetë fundi i rrugëtimit të tij në kompeticionin më të madh të futbollit.

Pamja e tij me sytë e kuq nga të qarat, teksa ngushëllohet në fushë nga shokët e skuadrës, është një goditje e rëndë për çdo tifoz të futbollit. Në një moment tjetër, ai shihet tek ngre kokën lart me sy të përlotur, në një përzierje dhimbjeje dhe pafuqie përballë fatit që sërish i ktheu shpinën Brazilit.

Këto nuk janë thjesht lotët për një ndeshje të humbur. Janë lotët e një kampioni që e ndjeu se pavarësisht dëshirës për të mbajtur peshën e kombit mbi supe dhe fanellën me numrin 10, magjia këtë herë nuk mjaftoi. Një mbyllje e trishtë për një lojtar që ëndërronte t’i jepte “Seleçaos” yllin e gjashtë.
Top Channel