Live/ “Të qëndrojmë të bashkuar”, tubuesit mblidhen para Kryeministrisë në ditën e 37 të protestës, thirrje për dorëheqje të qeverisë

06/07/2026 21:01

Qytetarë janë mbledhur edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 37-të të protestës.

Protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa kërkojnë ndryshime politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh një prej protestuesve teksa fliste në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë.

Edhe në ditët e mëparshme protestuesit kanë zhvilluar marshime dhe tubime para institucioneve shtetërore, ku nuk kanë munguar momentet e tensionit me forcat e policisë, bllokimet e përkohshme të rrugëve dhe thirrjet e vazhdueshme për përgjegjësi politike nga qeveria.

Top Channel