Video/ Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen deri pranë autostradës Durrës-Tiranë, tymi mbulon zonën

06/07/2026 16:16

Një zjarr, i favorizuar nga era, ka rënë në Koxhas, Fushë të Shijakut. Reja e tymit është përhapur në një rreze të gjerë dhe mbi autostradën Durrës-Tiranë.

Nga informacionet e fundit mësohet se një sipërfaqe e konsiderueshme toke me barishte është përfshirë nga flakët në zonën e Koxhasit, Fushë-Shijak. Fatmirësisht, nuk ka rrezik për banesat apo objektet.

Shërbimi Zjarrfikës i Shijakut ka ndërhyrë me disa grupe në terren dhe ka kërkuar mbështetje edhe nga forcat e MZSH-së së Durrësit dhe Vorës. Sipas zjarrfikësve të Shijakut, situata është nën kontroll.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë nisur nga djegia e disa mbeturinave në një tokë bujqësore dhe më pas të jetë përhapur në barishtet përreth.

Megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia që flakët t’u jenë vënë drejtpërdrejt barishteve për të pastruar tokën nga barërat e këqija dhe mbetjet bujqësore.

 

Top Channel