Vetëm 1 gol larg rekordit të Messit! Mbappé bëhet golashënuesi më i mirë i Francës në histori dhe kualifikon “Gjelat”
Franca ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 Paraguain në “Lincoln Financial Field”.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Kylian Mbappe me penallti, duke i dhënë “Gjelave” fitoren dhe një përballje me Marokun në fazën e tetë skuadrave më të mira.
Paraguai, që në raundin e kaluar eliminoi Gjermaninë pas goditjeve të penalltive, zhvilloi një ndeshje shumë të disiplinuar në mbrojtje dhe arriti të bllokonte për një kohë të gjatë sulmet e francezëve. Edhe pse skuadra e Didier Deschamps dominoi në zotërimin e topit dhe kontrolloi ritmin e lojës, në pjesën e parë nuk arriti të regjistronte asnjë goditje në kuadrat.
Takimi u karakterizua edhe nga ndërhyrje të forta dhe tension në fushë. Pas një dueli me Andrés Cubas, Mbappe humbi qetësinë dhe u përfshi në një përplasje mes lojtarëve, duke rritur temperaturën e sfidës.
Në pjesën e dytë, Franca shtoi presionin dhe portieri Orlando Gill u detyrua të bënte ndërhyrjen e parë vendimtare pas një goditjeje nga distanca të Manu Koné. Zëvendësimi i Désiré Doué rezultoi vendimtar, pasi vetëm pak minuta pasi hyri në fushë fitoi një penallti, duke u ndalur në mënyrë të parregullt nga Diego Gómez.
Nga pika e bardhë nuk gaboi Kylian Mbappe, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe zhbllokoi rezultatin. Në minutat e mbetura, Franca administroi avantazhin, ndërsa Mbappe ishte pranë golit të dytë në kohën shtesë, por Orlando Gill realizoi dy pritje spektakolare.
Në fund, fitorja 1-0 ishte e mjaftueshme për Francën, e cila kalon në çerekfinale, ku do të përballet me surprizën e këtij Botërori, Marokun.
RFEZULTATI:
Paraguai 0-1 Francë
Mbappe (P) 70′
NGJARJET KRYESORE:
90+10′ Mbyllet sfida me fitoren e Francës 0-1!
90′ Akordohen 10 minuta shtesë.
70′ Goool Franca 0-1/ Mbappe nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (Video)
67′ Doue pengohet në zonë. Pas rishikimit me VAR, gjyqtari akordon penallti për Francën.
54′ Kone provon me një gjuajtje nga distanca, por Gill e ndal mjaft mirë.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
38′ Dembele provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi devijohet dhe shkon në këndore.
19′ Bradley Barcola nuk mund të priste asgjë tjetër veçse një karton të verdhë për ndërhyrjen e tij të ashpër. Dhe pikërisht karton i verdhë është vendimi. Ilgiz Tantashev nuk heziton aspak ta nxjerrë nga xhepi.
1′ Starton dueli!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel