“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Dorian Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur
Ndryshe nga dhuna dhe përplasjet e paradites, protesta e mbrëmjes ishte e qetë, por nuk munguan tonet kërcënuese. Shënjestra kryesore ishte Policia e Shtetit, që shoqëroi 20 protestues dhe arrestoi 13 prej tyre pas përleshjeve para Kuvendit.
Organizatorët e protestës akuzuan policinë për provokim të qytetarëve para Kuvendit.
“Kjo polici tregon që tani ndodhet para një dileme, t’i shërbejë mafias apo popullit. Duhet të jeni të vëmendshëm dhe mos të bini pre e provokimeve. Ne do e rrëzojmë Ramën me revolucion paqësor”, u shpreh nismëtari Alben Kola.
Folësit deklaruan se do të vazhdojnë të qëndrojnë në bulevard.
Marshimi i 33 e kishte destinacionin të qartë: nga Kryeministria te komisariati numër 3, ku policia po mban të arrestuarit qe sulmuan deputetet.
Pas përplasjeve para Kuvendit, ku efektivët u goditën me gurë dhe u shkatërrua një makinë policie, u shoqëruan 20 protestues, ku 13 prej tyre u arrestuan dhe pritet të dalin para gjykatës. Ndërkohë, 15 efektivë dhe 5 qytetarë mbetën të lënduar.
Top Channel