Video/ Dramë në Seattle, Belgjika përmbys Senegalin me penallti në minutën e 125 dhe avancon në raundin tjetër në Botëror
Nga Agron Gjekmarkaj
Sot mbushen dy vjet nga ndarja me Ismail Kadarenë, shkrimtarit më të madh të letërsisë shqipe dhe njërit prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore.
Kadareja ishte njeriu që emancipoi letërsinë shqipe, e çliroi nga provincializmi dhe e vendosi në hartën e kulturës universale. I përkthyer në 48 gjuhë, fitues i çmimeve më prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, ai u bë ambasadori më i madh kulturor që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ai ishte ideologu modern i identitetit evropian të shqiptarëve, njeriu që me veprën e tij dëshmoi se kultura shqiptare i përket natyrshëm qytetërimit evropian. Një nga tre shqiptaret më të respektuar në Boten e gjërë nder shekuj me Skenderbeun e Nënë Terezen !
Veprat e tij madhështore e shndërruan në një klasik të letërsisë botërore. Lavdia e tij nuk ka nevojë për monumente. Ai e fitoi pavdekësinë me penën e tij. Në të vërtetë, jemi ne që kemi nevojë për të. Por të goditur nga banaliteti duket sikur refuzojmë ushqimin shpirteror që na shtroi në tryezen e fisme të artit të madh!!
Prandaj dhemb më shumë heshtja e shtetit, fjala e pambajtur e Edi Rames!
Në korrik 2024, gjatë ceremonisë mortore, Edi Rama premtoi solemnisht një varr monumental dhe një nderim të denjë për Ismail Kadarenë. Kanë kaluar dy vjet dhe ai premtim mbetet i pambajtur. Kryeministri nuk po i kthehet me asaj teme! Kujtimi i shkrimtarit e bezdis! Pra keto lloj betejash , e kam fjalen per ato të imazhit i fitojnë shkrimtaret jo mbreterit, të gjithë kujtojnë Servantesin jo Mbretin e Spanjes! E pat genjyer mendja Enver Hoxhen por Kadareja e mundi dhe ate siç do mund kedo që mendon se pushteti e shnderron në reference!
Ceremonia mortore ndaj Kadarese ishte mediokre, zhgenjyese e padenjë, si nxitim për tu çliruar prej tij ! Po të ishte gjalle Kadria e njohur si Kakuja motra e Kadarese me humorin e holle që e karakterizonte me siguri do kishte thene “nuk po kuptoja më kush ishte motra e Ismailit unë apo ministreshat veshur me të zeza që e rrethuan si të ishtë Basri Hankoni i Hankonateve , personazhi, jo krijuesi i tij “
Sot lind hidherueshem vjen pyetja: ku janë ata , emisaret , që i kërkuan Helena Kadaresë t’i besonte fjalës së Kryeministrit , vetë shtetit shqiptar? Ku janë ata që garantuan se premtimi do të mbahej? A i mundon ndërgjegjja që nuk e mbajtën fjalën dhe u perdoren si çirakë të rendomtë të cilet nuk ndiejnë pergjeqësi !
Ndoshta të vjen edhe keq sot duke parë trajektoren e kesaj historie që familja nuk pranoi alternativa të tjera për prehjen e tij, qoftë në Kosovë, pranë Memorialit të Jasharëve, si bashkim simbolik i heroit dhe shkrimtarit në historinë shqiptare, apo pranë Ibrahim Rugoves , figurës tjetër emblematike të kombit. Atje mbase shnderrohej në gur kufiri i Shqiperise tjeter asaj “atlantikes” !
Sepse sot, dy vjet më vonë, premtimi i shtetit shqiptar mbetet vetëm një zhgenjim fyes .
Kontrasti është i dhimbshëm. Shteti , me konkretisht ministria e kultures e drejtuar nga një njeri i pakulturë e grotesk, po shpenzon miliona euro për një stadium provizor për një kengetar racist , antihebre, të debuar nga shumë vende perendimore per gjuhe shoviniste dhe mos të habitemi kur një ditë të na dalë si histori korrupsioni por nuk gjen dot vullnetin për të përmbushur detyrimin moral ndaj njeriut që i dha Shqipërisë prestigjin më të madh kulturor në historinë e saj.
Sa ishte gjallë, Kadareja nuk mund të shpërfillej. Fjala e tij rëndonte. Asaj ja kishin friken!
Ndër vite kemi parë një pafundësi emërtimesh rrugësh, institucionesh, sheshesh e veprash publike, njerez me vlere e krejt pa vlerë per historinë tonë!
Kemi parë memoriale, buste, ceremoni e dekorata për shumëkënd. Por për Ismail Kadarenë? Asgjë. Asnjë institucion kombëtar me emrin e tij. Asnjë projekt madhor në lartësinë e veprës së tij. Asnjë përpjekje që të shprehë mirënjohjen e një kombi ndaj njeriut që e bëri letërsinë shqipe pjesë të letërsisë botërore.
Dhe kjo nuk e zvogëlon aspak Kadarenë. Përkundrazi, na zvogëlon ne. Te medhenjet e ketij kombi na i ka ruajtur Europa kur ne i harruam dhe i nxorrem nga kujtesa! Kadare ishte bire e qytetar i saj , embleme e ketij qyteterimi!
Ai nuk ka nevojë për monumente, për rrugë apo për ceremoni. Ai është tashmë pjesë e pavdekësisë së letërsisë botërore. Por ne kemi nevojë t’i nderojmë njerëzit tanë më të mëdhenj, sepse mënyra se si një komb sillet me ta është prova më e mirë e cilivizimit të tij.
Mos vallë mosmirënjohja po bëhet tipari ynë modern? Nëse po, atëherë nuk kemi dështuar ndaj Ismail Kadaresë. Ai është përtej nesh. Kemi dështuar ndaj vetes, ndaj kujtesës sonë dhe ndaj brezave që do të na gjykojnë për mënyrën se si trajtuam shqiptarin më të madh të letrave. Kombi nuk varferohet vetem kur gjeniu vdes por shumë më teper kur ai harrohet !
Top Channel