Doli si deputete e pavarur, PS largon “Neomalësoren” nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asocimin

30/06/2026 10:30

Pas largimit nga Partia Socialiste të deputetes Marjana Koçeku, kryetari i grupit parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla, ka kryer veprimin e radhës në lidhje me “Neomalësoren”.

Në seancën e sotme parlamentare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri me dije lëvizjen, duke njoftuar se Koçeku është larguar nga Komiteti Parlamentar për Stabilizim Asocimin.

“Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka njoftuar këto ndryshime. Në Delegacionin e Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, Erjo Mile largohet si anëtar dhe deputeti Vullnet Sinaj caktohet anëtar.

Në Komitetin Parlamentar për Stabilizim Asocimin, deputetja Marjana Koçeku largohet si anëtarë dhe emërohet si anëtar deputeti Erjon Malaj caktohet anëtar”, u shpreh kryetari Peleshi.

Top Channel