Atentati i dyshuar terrorist në Monako/ Oligarku ukrainas dhe gruaja e tij në gjendje kritike për jetën, autori arratiset drejt Francës
Muçi: Meqë Taulanti foli sot për Ditën e Parlamentarizmit, në seancën e shkuar këmbëngulët për ta mbyllur seancën shpejt e shpejt. Taulanti iu qep protestuesve, duke i akuzuar për krime të supozuara. Populli shqiptar është shkundur dhe ka 31 ditë që përplas krahët për të shqyer zinxhirët me të cilët i mbani lidhur. Ky popull tashmë e ka mposhtur frikën. Këndojnë njëzëri “poshtë patronazhistët”, pa të cilët ju nuk bëni dot. Ju e dini që tani, që edhe Vuçiçi ra nga froni, radhën e ka i juaji. Është strukur te bunkeri i Surrelit. Kryeministrat dorëhiqen, sulltanët si i juaji rrëzohen dhe në fund marrin edhe ata që i kacavirren nga pas. Unë nuk do lodhem që, sa herë të më jepet mundësia, do të kërkoj dorëheqjen tuaj.
Balla: Deputeti që foli ka një hall të madh, se do që ky parlament të mbarojë sa më shpejt, sepse vitin tjetër duhet të lëshojë mandatin, se vjen ai tjetri. Kështu e kanë marrëveshjen: dy vite njëri dhe dy vite tjetri. Llapi, Lapaj ka sjellë tezen, ai tjetri atë që i mban çantën. Këto janë partitë e reja që shkojnë te protesta për selfie dhe të marrin ndonjë mbështetje në Instagram dhe në Facebook, si personazhet e televizionit.
Sa i përket Edi Ramës, ai e ka shkruar emrin e vet në historinë e këtij vendi si kryeministri i parë dhe i vetëm që, në mes të Beogradit, i ka thënë mu në ballë historinë Serbisë. Sa i përket Kosovës, është udhëheqësi i parë shqiptar që në Beograd ka shpallur pavarësinë e Kosovës.
Mos merr veset e vjetra. Pse gënjeve që unë me këta këtu kam rënë dakord 2 javë? Këta s’vijnë pasdite se flenë gjumë. Pikat e rendit të ditës kishin mbaruar. PS-në me forcë nuk e merrni dot asgjë, këtë ta ngulni, për këta, se për ty, sa kam parë si ty unë…
Top Channel