“Gënjeshtar”/ Balla i përgjigjet akuzës së Bardhit: Kam fituar gjyqin me ty, ju mora para bashkë me Ivi Kason dhe Lulzim Bashën

30/06/2026 11:27

Debat në Kuvend mes Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së e akuzoi Ballën për gënjeshtra, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së iu përgjigj duke përmendur një gjyq të fituar ndaj tij.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Se kush është gënjeshtari, dihet…

Balla: Sa i përket gënjeshtrës, e kam fituar një gjyq me ty, kur ti shërbeje si avokat i Lulzim Bashës. Ke qenë në sallë, gënjeshtar, ke qenë në sallë me Ivi Kason. Ju munda bashkë me Lulin, ju mora para të treve. Vazhdo bëje avokatin e Lulit dhe qaje këtë punë.

Top Channel