Aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës me një të vdekur dhe 12 të plagosur, reagon zëvendëskryeministrja Koçiu
30/06/2026 18:36
Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së shoferit që ndërroi jetë, teksa i uron shërim të shpejtë të lënduarve.
“Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë – Durrës.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës për këtë humbje të madhe.
Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë🙏, me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre”, shkruan Koçiu.
Top Channel