LIVE/ Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit nisen nga sheshi për në Kryeministri pas përplasjeve në Kuvend: E patë që ata duan dhunë
Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, ka dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga aksidenti i rëndë me autobus në aksin Durrës-Tiranë.
Sipas tij, shoferi ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa disa prej të lënduarve, mes tyre edhe një fëmijë, ndodhen në gjendje të rëndë.
“Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pestë nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti”, tha ai.
Top Channel