Nga vapë ekstreme në shi dhe erë të fortë, moti i keq shkakton dëme në Vlorë
30/06/2026 18:27
Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta dhe mot të kthjellët, qyteti i Vlorës, por edhe disa fshatra të qarkut, janë përfshirë nga reshje shiu të shoqëruara me erë të fortë.
Situata më problematike është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, veçanërisht në fshatin Vranisht, ku moti i keq është shndërruar në furtunë.
Era e fortë ka shkaktuar dëme në pemëtari, ndërsa janë dëmtuar edhe tenda, çatitë e disa ambienteve të restoranteve.
Top Channel