Tragjike në Qipro, dy vëllezër të mitur gjenden të vdekur në makinën e babait të tyre

29/06/2026 10:56

Një 30-vjeçar nga Bullgaria dhe partnerja e tij 38-vjeçare kanë dalë sot para gjykatës në Qiro, nën dyshimin për neglizhencë në lidhje me vdekjen e dy djemve të tyre, 8 dhe 10 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur dje pasdite në automjetin e babait të tyre.

Sipas mediave vendase, dy fëmijët qëndruan brenda automjetit për orë të tëra, ndërsa rrethanat në të cilat u gjetën atje po hetohen.

Për t’i nxjerrë  nga makina, u desh të thyheshin xhamat dhe pjesa e pasme e makinës, e cila ishte parkuar në një fushë pranë pallatit ku jetonte babai dhe partnerja e tij. Një ekip mjekësh u përpoqën t’u jepnin ndihmën e parë, por pa rezultat.

Policia vazhdon të kërkojë dëshmi nga fqinjët, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë janë gjithashtu nën shqyrtim.

Në trupat e dy të miturve u gjetën djegie, ndërsa shkaqet e sakta të vdekjes pritet të përcaktohen nga autopsitë që do të kryhen.

Dy fëmijët kishin mbërritur në Qipro në mesin e majit për pushime me babanë e tyre dhe njerkën, i cili jeton dhe punon aty.

 

Top Channel