Tërmeti shkatërrues në Venezuelë/ Debat për pallatet e shembura, çfarë janë blloqet e bardha në rrënoja
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, që parashikon lehtësimin e sanksioneve ndaj sektorëve të naftës dhe petrokimisë, pritet të sjellë lirimin e miliarda dollarëve të aseteve të ngrira iraniane, sipas deklaratave të Presidentit iranian Masoud Pezeshkian.
Sipas mediave shtetërore iraniane, Pezeshkian ka deklaruar se rreth 6 miliardë dollarë nga gjithsej 12 miliardë dollarë të fondeve iraniane të bllokuara në Katar do të lirohen dhe do t’i kthehen Teheranit.
Ndërkohë, burime të cituara nga Reuters bëjnë me dije se ekipet teknike të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të zhvillojnë bisedime në ditët në vijim në Doha, me fokus zbatimin e marrëveshjes dhe uljen e tensioneve.
The President of the Islamic regime in Iran, Masoud Pezeshkian, said that $6 billion of Iran's $12 billion in frozen assets held in Qatar will be released and returned to Iran.
The release is a part of an interim agreement linked to broader diplomatic negotiations. Out of $12… pic.twitter.com/pWFb3nByYK
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 29, 2026
Sipas të njëjtave burime, janë krijuar edhe kanale komunikimi mes palëve për të shmangur incidente të mundshme, ndërsa parashikohet që përkohësisht të ndalen sulmet dhe të garantohet lëvizja e lirë e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.
Në këtë kuadër, Irani dhe Omani kanë zhvilluar gjithashtu takimin e parë të komitetit të përbashkët për menaxhimin e ngushticës në Muscat, ku janë diskutuar çështje mbi sovranitetin dhe administrimin e ardhshëm të kësaj rruge strategjike detare.
Megjithatë, situata mbetet e ndërlikuar, pasi vendet e Gjirit kundërshtojnë çdo skenar që parashikon tarifa apo kufizime për lundrimin ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit, një prej arterieve kryesore të tregtisë globale të naftës.
Top Channel