Tërmeti shkatërrues në Venezuelë/ Debat për pallatet e shembura, çfarë janë blloqet e bardha në rrënoja
Qeveria e Malajzisë ka zgjatur me një vit marrëveshjen me kompaninë e eksplorimit detar Ocean Infinity për vijimin e kërkimeve nënujore të avionit të zhdukur MH370 të Malaysia Airlines, një nga misteret më të mëdha në historinë e aviacionit.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Transportit e Malajzisë, e cila njoftoi se marrëveshja e re do të jetë në fuqi nga 1 korriku 2026 deri më 30 qershor 2027.
Fluturimi MH370, një avion Boeing 777, u zhduk më 8 mars 2014 gjatë itinerarit nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, me 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë ekuipazhi në bord. Pavarësisht disa operacioneve të gjera të kërkimit në jug të Oqeanit Indian, rrënojat e avionit nuk janë gjetur ende.
Ocean Infinity kishte zhvilluar kërkime edhe në vitin 2018, ndërsa vitin e kaluar arriti një marrëveshje të re me autoritetet malajziane për të rifilluar operacionet në një zonë prej rreth 15 mijë kilometrash katrorë. Sipas kontratës, kompania do të përfitojë 70 milionë dollarë vetëm nëse arrin të lokalizojë rrënojat e avionit.
Ministri i Transportit i Malajzisë, Anthony Loke, tha se zgjatja e marrëveshjes pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë për të zbardhur fatin e fluturimit MH370 dhe për t’u dhënë përgjigje familjarëve të personave që ndodheshin në bord.
Top Channel