“Djali më mbajti në jetë”, rrëfimi i nënës që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe nga rrënojat e tërmetit në Venezuelë: I prekja hundën nëse merrte frymë
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, María Corina Machado, ka deklaruar se “ka ardhur koha” që të rikthehet në Venezuelë, pas largimit të saj nga vendi në një operacion të fshehtë në dhjetor të vitit 2025.
Udhëheqësja e opozitës venezueliane tha në një intervistë për Fox News se dëshiron të jetë pranë popullit të saj në një periudhë të vështirë. “Është detyra ime të shoqëroj popullin tim. Duhet të jemi bashkë për t’u përqafuar, për të vajtuar dhe për të mbajtur zi së bashku”, u shpreh Machado.
Ajo theksoi se prioriteti i saj është shpëtimi i jetëve dhe mbështetja e qytetarëve të prekur nga kriza. “Prioriteti absolut është shpëtimi i jetëve dhe ngushëllimi e ndihma ndaj atyre që janë lënduar. Shumë shpejt do të kthehem në Venezuelë së bashku me popullin venezuelian”, deklaroi ajo.
Machado u largua nga Venezuela pasi jetoi e fshehur pas zgjedhjeve të vitit 2024, të cilat u kundërshtuan gjerësisht nga opozita dhe faktorë ndërkombëtarë.
Rikthimi i saj vjen pas vlerësimit ndërkombëtar me Çmimin Nobel për Paqe, që iu dha për angazhimin e saj për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Venezuelë.
Top Channel