Burgim i përjetshëm për autorin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, ku humbën jetën 6 persona
Venezuela mbetet e tronditur nga dy tërmetet e fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që goditën vendin të mërkurën pasdite, ndërsa fqinjët dhe të afërmit kërkojnë nëpër rrënoja për të dashurit e tyre.
Të paktën 235 persona kanë vdekur dhe 4,300 janë plagosur, tha Ministri i Shëndetësisë i Venezuelës, Carlos Alvarado, për mediat shtetërore.
“Fatkeqësisht, 235 persona që mbërritën pa shenja jetësore ose vdiqën pas mbërritjes në mjediset tona shëndetësore”, tha Alvarado.
Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi më shumë se 50,000 persona janë raportuar të zhdukur.
Venezuelianët u përballën me imazhe apokaliptike të enjten në mëngjes, ndërsa panë ndërtesa të shndërruara në rrënoja, mobilje që vareshin nga dritaret dhe helikopterë që fluturonin sipër tyre. Ndërtesa të tëra u rrafshuan dhe rrugët u prenë përgjysmë.
Familjet po postojnë foto të të dashurve të tyre në një faqe interneti për personat e zhdukur, ndërsa të tjerët po shpërndajnë lista të shkruara me dorë me emra ndërsa kërkojnë. Venezuelianët jashtë vendit po përpiqen të kontaktojnë të afërmit e tyre për shkak të ndërprerjes së shërbimit telefonik të vendit.
Në të njëjtën kohë, ekipet e kërkim-shpëtimit po nxitojnë drejt zonave të prekura, ku operacionet vazhdojnë në kushte të vështira dhe me frikën se shumë njerëz mbeten të bllokuar.
Dy tërmetet janë ndër më të fuqishmit e regjistruar në Venezuelë në më shumë se një shekull. Lëkundjet u ndjenë në pjesën më të madhe të rajonit më të gjerë, me ndërtesa të evakuuara edhe në pjesë të Amazonës në Brazil.
Përballë shkallës së katastrofës, Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi pezullimin e përkohshëm të disa sanksioneve deri më 23 tetor.
Vendimi synon të lejojë transaksionet që lidhen me ndihmën humanitare dhe operacionet e rehabilitimit në Venezuelë, të cilat, sipas regjimit aktual të sanksioneve, do të ndaloheshin.
Top Channel