“Boshatiset” njësia e shërbimit në Fier, gjarpri futet në ambientet e brendshme dhe tmerron punonjësit
Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare.
Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar më pas marshimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku po mbajnë edhe fjalimet.
Disa nga pjesëmarrësit kanë propozuar që protestat të shtrihen edhe gjatë paradites, propozim ende i pakonfirmuar, ndërkohë që gjatë fjalës së tyre kanë përsëritur sërish 5 kërkesat.
Kërkesat:
1.Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.
2.Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.
3.Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:
Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4.Paralelisht, kërkojmë:
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.
5.Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
Top Channel