Fluks i madh në Kakavijë, emigrantët nisin kthimin në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare
60 studente të Akademisë së Sigurisë janë paraqitur në QSUT me të vjella.
Ka nisur hetimi për rastin pasi janë marrë kampionet e ushqimit për të parë nëse ka të bëjë sërish me helmim.
Kujtojmë se muajin e kaluar 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan nga ushqimi, konkretisht nga makaronat me baktere mbi normë. AKU ndërhyri duke ndërprerë aktivitetin e kompanisë Sori-Al dhe duke e gjobitur atë 1,500,000 lekëve për ushqim të pasigurt dhe kushte higjieno-sanitare.
Në vijim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës mori në pyetje e dhe drejtorin e AKU, Ersid Hasanllari, si dhe drejtoren e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Flutura Polaci.
Në përfundim të procedurave të inspektimit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi zhbllokimin e aktivitetit të subjektit “SORI-AL”, duke i lënë detyrë kryerjen e analizave të autokontrollit për produktin e gatshëm në ambientet e Garnizonit të Forcave të Armatosura, në zbatim të legjislacionit në fuqi.
Top Channel