Vëllai vrau vëllanë, si ndodhi krimi në Kavajë. Të dy ndodheshin në arë, debatuan dhe më pas…
24/06/2026 23:01
Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë në Kavajë mbrëmjen e sotme, teksa ata të dy kanë qenë duke qëndruar me njëri-tjetrin.
Sipas policisë, rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë kanë debatuar duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë për vdekje vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Autori është shoqëruar në polici, teksa hetimet po vijojnë, pasi nuk dihet se cili ishte shkaku që çoi në krimin e rëndë brenda familjes.
Top Channel