Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

24/06/2026 00:00

Anglia nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola përballë Ganës në ndeshjen e dytë të Grupit L.

Sfida nisi me ritëm të ulët, me “Tre Luanët” që provuan të çanin mbrojtjen afrikane, por “Yjet e Zinjtë” nuk çaheshin lehtë.

Ekipi i Tuchel pati disa raste më të pastra në pjesën e dytë, por Gordon dhe Kane nuk arritën dot të gjenin rrjetën.

Me këtë barazim, të dyja skuadrat i afrohen kualifikimit, ndërsa Anglia do të tentojë të sigurojë vendin e parë kundër Panamasë.

REZULTATI:

ANGLI 0-0 GANA

NGJARJET KRYESORE:

90+6′ Mbyllet në barazim sfida!

90+3′ Guehi godet me kokë, por topi largohet në vijën fatale.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

86′ James hedh një kros në zonë dhe O’Riley godet me kokë me topin që përplaset në traversë. Topi më pas shkon te Kane i cili godet jashtë.

58′ Gordon provon me një gjuajtje nga distanca, por topi ndalet nga portieri.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+6′ Mbylet pjesa e parë!

45′ Akordohen 6 minuta shtesë.

41′ Declan Rice shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

37′ Madueke hedh një kros në zonë dhe Rice godet me kokë, por topi shkon mbi kuadrat.

1′ Starton sfida në Boston!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel